U luajtën ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve. Juventusit i mjaftoi një gol i Manxukiç në minutën e 59-të, pas asistit të Ronaldos, për të marrë 3 pikët. Në takimin tjetër, Mançester Junajtid fitoi në limite, me një gol të Felainit në minutën e 91-të, dhe shpreson për vendin e parë në grup edhe në ndeshjen e fundit.
Në takimet e tjera, Bajerni shkatërroi 5-1 Benfikën, me dopietat e Roben e Levandovski, dhe rrjetën e Riberi. Pas 5 ndeshjesh, bavarezët mbajnë vendin e parë, me 13 pikë, ndërsa Ajaksi ndjek me 11. Të dyja ekipet janë kualifikuar, por vendi i parë do të diskutohet në takimin e fundit që do të luajnë përballë, në Holandë.
Lioni dhe Mançester Siti u ndanë në një barazim 2-2, ku për francezët shënoi një dy golësh Kornet, ndërsa për ekipin e Guardiolës, shënuan Laporte dhe Aguero.
Reali i Madridit doli me 3 pikë nga transferta e Romës, me golat e Bejl dhe Lukas në minutën 47 dhe 59. Me këtë fitore, ekipi i Solarit mban vendin e parë, me 12 pikë, ndërsa Roma ndjek me 9. Më poshtë, rezultatet e plota nga mbrëmja e sotme.
REZULTATET
Bajern Mynih–Benfika 5-1
(Roben 13′, 30′, Levandovski 37′, 51′, Riberi 76′ / Fernandes 46′)
Lion – Mançester Siti 2-2
(Kornet 55′, 81′ / Laporte 63′, Aguero 83′)
Hofenheim – Shakhtar Donetsk 2-3
(Kramariç 17′, Zuber 40′ / Ismaili 14′, Taison 15′, 93′)
Roma – Real Madrid 0-2
(Bejl 47′, Lukas 59′)
Juventus – Valencia 1-0
(Manxukiç 59′)
45′ Pritja e Sheznit në sekondat e fundit të pjesës së parë.
Mançester Junajtid – Jang Bojs 1-0
(Felaini 91′)