Lidhja e Velipojës me Ulqinin me rrugë tokësore, kryeministri malazez Abazoviç tregon se kur nis puna…

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se në muajin gusht do të jetë gati projekti për ndërtimin e urës së re Velipojë-Ulqin, që do të ndërtohet mbi lumin Bunë.

Gjatë fjalës së tij në prani të Ramës, Abazoviç tha se projekti nuk duhet të zvarritet në mënyrë të tillë që të nisë në shtator zbatimi i projektit.


“Jam i lumtur për këtë projekt. E kemi diskutuar në Tiranë verën e kaluar dhe jemi shumë pranë fillimit të punës konkrete. Mali i Zi ka caktuar një pjesë të fondit kushtuar urës, ndoshta nuk do të përdoret këtë vit. Në momentin që përfundojmë projektin e detajuar në fund të gushtit, në shtator mund të nënshkruajmë memorandumin. Jo vetëm për shkak të 73 km, por kjo zonë që prej fillesës në Ulqin deri në Velipojë mund të jetë një zonë tërheqëse në të ardhmen. Gjithkush shpreson që në këtë zonë të ofrojmë komplekse turistike. Do të jetë njësoj për të gjithë turistët. Ndaj keni mbështetjen time. Le të ecim shpejt, mos të nxjerrim ndërlikime administrative, pro të ecim.”, pohoi Abazoviç.

Ndërkohë, Rama tha se nuk duhet të ngrihen se e kujt ishte ideja më e mirë, por të vijojë nga zbatimi i projektit që do të sjellë bashkëpunim mes dy vendeve dhe zhvillimin e turizmit.

“Kjo tashmë është e qarte, pasi ekipi ka punuar për alternativa të ndryshme. Duhet t’ju përcjellim projektin e detajuar. Njerëzit tuaj duhet të bien dakord për buxhetin. pala juaj nga ana tjetër do bëjë dhe oponencën teknike. Fondi Shqiptar i zhvillimit i ka paratë, pasi ata mund ti transferojnë paratë për vitin tjetër buxhetor pa kufizim. Le ta bëjmë. Do të jetë fantastike. Më duhet të shtojë dhe diçka. Për atë që s’e dinë. Tashmë po ndërtojmë rrugën turistike Shëngjin-Velipojë, që do e bëjë rrugën nga Ulqini deri në Shëngjin shumë të shkurtër.

Zhvillim po, për edhe shumë komunikim që do të përmirësohet për shkak të kësaj. S’duhet të grindemi se e kujt qe ideja më e mirë, por t’i zbatojmë këto ide. Kjo është fryma e Ballkanit të Hapur. Gjithçka tjetër që njerëzit mund të thonë, s’ka problem, por kjo është fryma. Pres me padyshim që t’ju vizitoj në Malin e Zi, me shpresë në Korrik. Dhe më pas në Gusht për projektin. Le të arrijmë në ato 70 vitet e para, ku gjyshja ime nga Shkodra i përdorte ato anije. Po të shohësh fotot e Marubit sheh këto vende kaq të bukura me varka të vogla që lundronin. Le të arrijmë aty së paku. Dhe për anijet e mëdha, edhe ato do të vijnë me kohën. Jemi këtu të ndërtojmë një urë. le të ndërtojmë urën. Do e ndërtojmë urën. Njerëzit në Mal të Zi, e dinë se partia juaj e ka kuptimin ‘Ura’”, tha Rama.