Partia Demokratike dhe LSI i kërkojne Presidentit Ilir Meta që të de-klasifikojë dhe të publikojë informacionet dhe diskutimet e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së një viti më parë në 11 nëntor të vitit 2016.
Letra është firmosur nga 7 deputetë të Partisë Demokratike dhe LSI. Në këtë mbledhje është raportuar për situatën e kanabisit, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe ish-ministri Tahiri, që sot është i akuzuar nga prokuroria për përfshirje në dosjen ‘Habilaj’.