Astrit Patozi e ka bërë të qartë se lëvizjen e tij për një alternativë tjetër kundër asaj të Lulzim Bashës, ai do ta përvijojë brenda mureve të selisë blu. I ftuar në emisionin Top Story, ish kreu i grupit parlamentar të demokratëve deklaroi se edhe sikur kundërshtar i lëvizjes së tij dhe shumë demokratëve të tjerë të dalë Sali Berisha, sërish beteja do të vazhdojë.
“Nëse zoti Berisha do të na dalë përballë, ne do të jemi edhe kundër tij. Nëse Berisha del dhe të thotë është kundër alternativës, do të jemi edhe kundër tij. Kjo është shumë e thjeshtë!”, tha Patozi.
Sipas ish deputetit Alternativa Basha ka dështuar dhe thirrja e Patozit për të është një e vetme.
“Një kryetar që i kanë ikur 220 mijë bletë nga zgjoi në pak vite, duhet të ketë pak koshiencë. Nëse e ka këtë, ka vend për të negociuar dhe bashkëpunuar, nëse jo, do të ishte fundi i asaj partie dhe unë nuk e uroj. Ne nuk jemi kundërshtarë të zotit Basha! Ne kemi kundërshtar Edi Ramën! Na mjafton dhe tepron. Ne jemi alternativë e Bashës, sepse mendojmë që politika nuk mund të funksionojë kështu”, u shpreh ish deputeti i PD