NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

LETRA – Vetëvendosje kërkon zgjedhje të reja por Presidenti Thaçi i kërkon Kurtit emrin e kandidatit për kryeministër

Pas takimeve që ka pasur me liderët e partive politike në vend, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për formimin e një qeverie të re, pa shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme. Për ta bërë këtë, sot gjatë ditës ai ia ka nisur dy letra shefit të Qeverisë në detyrë e kreut të LVV-së, Albin Kurti.


Thaçi ka kërkuar nga Kurti që të propozojë një kandidat të ri që mund të mandatohet për kryeministër në Kuvend të Kosovës, derisa, tutje, e njofton kreun e LVV-së se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës për formimin e qeverisë.

Në letrën tjetër, ndërkaq, Thaçi e ka falënderuar Kurtin për letrat që i ka nisur dje, duke thënë se ishte kënaqësi që janë takuar dje.

Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! ABONOHU tani!