LETRA NGA FERRI/ Enver Hoxha i shkruan Ramës pas “djegies së mandateve” nga opozita: Krenar për ty, po ma kalon edhe mua…

I dashur biri inë,

Po të shkruanjë shumës, sepse këtu pranë, kamë edhe atin tënd e shumë shokë të tjerë. Mësova sot për një intervistë tek miqtë tënë të Italisë, tek gazeta e shokut tënë, “Corriere della Sera”. Shumë mirë ke bërë! Pushtetin tënë, nuk mund dhe nuk duhet ta lëshonësh për asnjë arsye.

Ç’është ajo qeveri tranzitore? Ne keni qeverinë tënë, që tina biri inë, e drejton si komandant. Domethënë, si unë. Edhe për zgjedhjet, para apo pas kohe, mos i bëj fare. E pe sa mirë të dolli që nuk bëne zgjedhjet në partinë tënë? Tani të adhurojnë edhe më shumë këta rilindasit, siç i quan tina antarët e partisë tënë. Mos bënë fare zgjedhje, as sot, as kurrë.

Një herë bëna zgjedhje unë, në 46-ën dhe nuk i fitova të gjitha kokrrat. Mu desh ti pushkatonj e burgos të gjithë deputetët. Nga ajo kohë, unë qeverisa qetë- qetë, plot 45 vjet. Por tina, mund të ecësh edhe më shumë. Është mendimi inë, i të gjithë shokëve këtu.

Edhe për këtë opozitën, që unë të kujtova se ç’i bëra, po vepron mirë. Një telash më pak, më mirë që nuk do ti kesh në Kuvendin Popullor. Veç zhurmës, të bënë pis me bojë blu edhe yllin tënë që ti mban me krenari në cepin e setrës, si i thonë këta malokët nga Veriu këtu poshtë.

Mos e vrit mendjen. Prit disa ditë e javë, pastaj krijo organizatat e masave që unë i kisha për të thënë se populli ka shumë mundësi zgjedhje për deputetë, veç Partisë së Punës. Nxirre nga partia tënë Organizatën e Grave, edhe Rininë dhe thuaji të paraqesin lista për deputetë si rivalët tënë. Po nuk u kënaqe, gjej ndonjë organizatë masash e vari hejbet e pushtetit tënë.

Biri inë,

Të kisha thënë për rrezikun imperialist. Tani po i njeh edhe ti kapitalistët si Gjermania dhe Franca. Nuk mund ti bënësh miq kurrë. Po mos u mërzit. Do llafos me Zhoao Amazona ti flasë nipit në Brazil për binjakëzimë me vëllezërit komunistë atjenë. Edhe me Lulën, atë ish- presidentin me emër gruaje.

Edhe Zërit të Amerikës mirë ia bëne. Imperialistë dhe ai Biberaj me mystaqe të vogla, nuk më linte rehat as mua. Por as ty nuk do të ndahet, prandaj mirë që i the “kazan”. Më vonë, thuaj “armik”.

Tani po e mbyll këtë radiogram. Në emërin tim dhe të shokëve tënë këtu poshtë, po të thom vetëm kaq: Jemi krenarë për tinë, mua personalisht po ma kalon. Këtë mendim kanë edhe shokët! Të lumëtë! Meqë vendet po mbarohen këtunë, po llafos të të ruanjë një pranë meje, sepse e meritonë. Po largonjë pak këtë Mehmetin dhe ti do jesh në mesin tënë, i sigurtë.

Përshendetje revolucionare, vdekje tradhëtarëve tënë!

Ati e udhëheqësi yt shpirtëror,

Enver

P.S. Kjo letër ka ardhur me rrugë eletronike, por nuk mund të jemi të sigurtë për autorin e saj! Mund të mos jetë Enver Hoxha… Po ashtu, nuk përmendet në asnjë rresht të saj Edi Rama, por mund të aludohet se i drejtohet atij…

Loading...