I dashur biri inë! Na ke ngritur lartë optimizmin tënë. Të gjithë këtunë, të dërgojmë urime revolucionare e të përqafomë. Në dizetepesnë, ne i patmë disa që na muarën disa vota. Ti, si biri inë i devotshëm, po ecën përpara. Asnjë trathëtarë në Komitetet Ekzekutive, që sotë i thomi Këshilla Bashkiakë. Asnjë trathëtarë në krie të beledijeve. Ashtu të lumtë! Tani, u mblodhmë e po të shkrujmë këtë kartë me disa porosi për më pastaj. Ata që të dalin kundër, mos i vrit menjëherë. Arrestoji, gjykoji dhe dënoji…nisi për në Spaç, Burrel, Qafë Bari të nxjerrin krom. Vëri të punojnë sepse ashtunë i mbushmë arkat e shtetit neve deri në nëntëdhjetëenjëshin. Ata që nuk punojnë sa duhet, i vret në miniera… Përgëzime si ati të birit, edhe për armiqtë tënë që i ke bërë për vete. Po mendonjë ta rishkruaj “Rreziku anglo- amerikan për Shqipërinë”, sepse nuk paskanë qenë aq të këqinj sa më kishin thënë. Biri inë, po na e zbardh faqen!
Që të mos harronj, mi bënë të fala shumë Golikut të madh. I thuaj se nuk më ngeli hatri që të krahasoi me mua. Thuaj se i kemi ruajturë një vend të mirë këtu poshtë, zjarri është i fortë por duronjet. Sot është një ditë e shënjuar, por rikthejmë edhe njëherë pushtetin tënë. Ti do të futesh ndë historinë e lavdishme. Në vetëm gjashtë vite, ti risolle Frontin tënë Demokratik dhe uronj ti rikthesh edhe emërin. Të lë një porosi të fundit. Kujdes nga ata që vishen me rroba të zeza. Po të thom për priftërinjtë e hoxhallarët. Aty nga shtatori, nis edhe ti si ne. Skemat i ke në veprat e mia, nuk e mbanjë mend numrin, por vër dikë të shfletojë e ti gjejë. Në votimet e tjera, të sugjeronj të vendosësh në vende të dukshme parullën tënë “Votat tona, plumb për armikun tënë”. I iti, Enver. (Vendin e ke gati kurdo të vish, nga sot, do të rreshtonjesh i pari në podiumin që ka Biroja këtu poshtë)