Skip to content
11 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

LETRA AKUZË – Ina Kasimati u nda nga jeta këtë pranverë, tregon kushtet skandaloze tek Onkologjiku…

ShkodraWeb 27 June, 2024
ina kasimati skype

Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh, operacionin e bëra tek spitali onkologjik në QSTU. Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe mu hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.

Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ia thashë Dr.Dhuratës ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin. I shkruajta atëhere Drejtorit të përgjithshëm Z.Enkelejd Joti. Asnjë përgjigje.

I shkruajta Ministres, znj.Manastirliu. Asnjë përgjigje. Pastaj një shoqe më sugjeroi t’i shkruaja Kryeministrit. M’u duk absurde por e bëra. Dhe për gjysmë ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms ( të lante gojën) Znj.Kasimati, ju e keni marré ilaçin në farmacinë e spitalit… (qesharake) E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marrë ilaçin dhe as që e dija ku ishte farmacia e spitalit. Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin. Pas tre vitesh (dmth vitin e kaluar) kur m’u përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin, më mori në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.

I thashë dua të iki në një spital jashtë, pasi spitali onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori. Ndërsa në dhomën e vogël të onkologes ku shkoja çdo tre muaj për ironi pas covidit ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikja bëja terapinë. Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin, tek dera prisje në këmbë në radhë … Nuk e di nëse keni shkuar në spitalin onkologjik, në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diçiturë në anglisht të një firme Farmaceutike: Bëje tani, atë që pacienti ka nevojë më pas”.

Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr… Kur e kam parë jam tmerruar. I bëra foto. Ia dërgova drejtorit, e postova edhe në faqen time në fb dhe më pas u hoq …

Para se të nisesha në Francë, falë mbështetjes së shqiptarëve dhe jo të shtetit, unë prisja përgjigjen e biopsisë, por nuk e mora pasi në spital mungonin kitet …. Ndërkohë në ato korridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty, të shqetësuar për mungesë të ilaceve, kimioterapisë… Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjeksor, apo analizat, ilaçet… Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse t’i shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit… Është turp!

Në cilin vënd të Europës ndodh kjo? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ operohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty, skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin… Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ”lan moralin” që shteti e dha ndihmën… Jam kurioze të di në rastin e aktorit Fuga cfarë mbështetje i ka dhënë shteti, kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor? Po Pr.Petrela cfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë? /INA KASIMATI – LETRA AKUZË (gusht 2023), mësuese Ina u nda nga jeta në 23.03.2024/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Policia e Shkodrës bën bilancin, në 6 muaj muaj u asgjësuan mbi 137 mijë bimë narkotike…
Artikull pasardhës: NGA EDISON YPI – Pordhopol…

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin… 11 April, 2026
  • Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të… 11 April, 2026
  • VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies 11 April, 2026
  • Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar 11 April, 2026
  • VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit në Bardhaj, investim i Bashkisë Shkodër… 11 April, 2026
  • VIDEO – Një strehëz e re për qentë endacakë në Shkodër, kryebashkiaku Beci zyrtarizon nisjen e punimeve 11 April, 2026
  • VIDEO – Kanosën 2 persona, babë e bir, policia e Shkodrës arreston 3 shtetas, zbulon aktivitet të paligjshëm… 11 April, 2026
  • “Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë… 11 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • E TRISHTË – Ndërron jetë ish- kongresmeni, mbështetës i fortë i shqiptarëve e sidomos Kosovës… 10 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.