Tre persona kanë ndërruar jetë dhe katër person janë lënduar në aksidentin ku është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti.
“Në ora 18:25 kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë një nga personat e lënduar ne aksidentin qe ndodhi sonte ne fshatin Mramor”, shkruan Gazeta Express.
Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se para një ore në aksidentin e rëndë që u përfshinë tri vetura kanë humbur jetën dy persona, katër të tjerë janë lënduar. Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Mramor.
“Rreth ores 17:00 ne magjistralen Prishtine – Gjilan, saktesisht me fshatin Mramor, ka ndodhur nje aksident trafiku ku jane perfshire tri automjete. si pasoje e aksidentit lendime trupore kane pesuar 6 persona. Dy prej te cileve ne vendin e ngjarjes kane nderruar jete. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje, nderkohe qe 4 personat e lenduar jane derguar per tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
Në këtë aksident është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Mësohet se edhe ambasadorja ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK.