Shoqatës Patriotike “Malësia e Madhe- Nderi i Kombit”, thirrje për të votuar Listën Shqiptare në Malin e Zi…

Zgjedhjet e 30 Gushtit 2020 po afrojnë dhe shqiptarët në trojet e tyre nën Malin e Zi duhet të dalin masivisht në votime e me votën e tyre të forcojnë edhe më tej identitetin e tyre kombëtarë dhe të konsolidojnë sa më shumë vendimmarrjen në pushtetin politik dhe qëndrorë për mbarë komunitetin e tyre.


Por përfaqësimi bëhet më i garantuar kur votat nuk shpërqendrohen por orientohen në një destinacion dhe pa hezitim kjo është: Lista Shqiptare “Koha është tani” për të cilën e gjej vehten natyrshëm kur dihet mbështetja e dhënë hapur Forumit Shqiptarë edhe në zgjedhjet e fundit vendore në Komunën Tuz, Malësi.

Ndaj dua tu bëj thirrje personale por dhe në emër të Shoqatës Patriotike “Malësi e Madhe Nderi i Kombit” mbarë shqiptarëve nga Ulqini, Tivari, Tuzi, Plava, Gucia, Rrozhaja e kudo që ndodhen duke përfshirë edhe Diasporen me të drejtë vote të votojnë Listen Shqiptare “Koha është tani” me #nr10 në fletën e votimit.

Për Shoqatën Patriotike “Malësia e Madhe-Nderi i Kombit”

KryetariSytki Ndrecaj

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing