Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ka publikuar një shënim në faqen e saj në Facebook, sapo ka mësuar se profesor Vildan Tufi ka ndërruar jetë. Përmes pak rreshtave dhe dy fotove, Ademi ka vlerësuar kontributin e Tufit si trajner dhe edukator, duke nënvizuar se ai do të vazhdojë të jetojë përmes kampionëve të shumtë që ka nxjerrë nga durt e tij në sportin e atletikës.
PUBLIKIMI I VOLTANA ADEMIT
Sapo mësova një lajm të trishtueshëm, Profesor Vildan Tufi, është ndarë nga jeta!
Një humbje e madhe për sportin shkodran e shqiptar, për atletikën shkodrane e shqiptare. Trajner i palodhur i kampionëve, edukator shembullor dhe prind e familjar si ai.
E prisnim të gjithë që të kthehej në pistat e atletikës, e prisnim që të fitonte betejen me sëmundjen e rëndë! Fatkeqësisht nuk ia doli, për tu larguar nga kjo jetë vetëm fizikisht.
Profesor Vildan Tufi do te jetojë përmes kampionëve të panumërt që stërviti, titujve e medaljeve që përmes punës së tij, i solli në Shkodër.
Pushofsh në paqe Profesor Vili!
Do të na mungosh! /ShkodraWeb Media/