VIDEO – “Rama keqpërdor mësuesit për pushtetin e tij personal”, Gazment Bardhi nxjerr pamjet: Inkuizitor i mësuesve

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka publikuar përgjimin e dosjes 184, ku ndër të tjera iu kërkohet vota mësuesve për PS-në, pasi përndryshe “fluturojnë jashtë”.


Bardhi shprehet se kryeministri Edi Rama, përkundër propagandës që bën, në të vërtetë keqpërdor mësuesit për pushtetin e tij personal.

“Edi Rama i ka keqpërdorur mësuesit për pushtetin e tij personal. Dosja akoma e pahetuar 184 tregon se ai është inkuizitor i mësuesve dhe përgjegjës për shndërrimin e shkollove në celula të partisë në pushtet. Faktet në video janë më domethënëse se çdo gënjeshtër e Edi Ramës. 👇”, shkruan Bardhi.

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing