MINUTA E FUNDIT – Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe përplaset me një makinë, policia e Shkodrës arreston 45- vjeçarin…

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”