Një tjetër deputet i Partisë Socialiste nuk do të jetë më në garën për t’u rizgjedhur.
Musa Ulqini, me origjinë nga Ana e Malit në Shkodër, i cili u zgjodh deputet në vitin 2017 në zonën e Belshit, nuk do të kandidojë me 25 prill 2021.
Më parë nga PS janë larguar ose nuk kanë pranuar të kandidojnë, Alfred Peza, Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Eglantina Gjermeni.