Një shtetas 31- vjeçar është larguar nga banesa e tij dhe vëllai i tij ka dhën alarmin në Policinë e Shkodrës. Ngjarja raportohet nga uniformat blu, të cilat bëjnë me dije se ka qenë vëllai 35- vjeçar i të zhdukurit që ka dhënë alarmin për të zhdukurin. Policia e Shkodrës nuk jep më shumë detaje, por bën me dije se materialet lidhur me këtë nggjarje i kanë kaluar prokurorisë. Vlen të theksohet se edhe më herët, nga kjo zonë ishte zhdukur edhe një tjetër person, por kur mediat e publikuan rastin, ai u bë i gajllë nga Greqia.
“Më datë 24.08.2018, shtetasi Gj.D., vjeç 35, banues në fshatin Stajka, kallëzon se i është larguar nga banesa i vëllai, M.D., vjeç 31. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.”, thuhet në Komunikatën e Policisë së Shkodrës.