Është ndarë sot nga jeta në moshën 72- vjecare publicisti i njohur shkodran Paulin Shtjefni. Në vitin 2015 Radio Televizioni Shqiptar, i kushtoi një dokumentar publicistit, gazetarit dhe poetit Paulin Shtjefni. Ne kete aktivitet mrën pjese emra te medhenj te muzikes dhe te artit te cilet kane vleresuar kontributin e Paulin Shtjefnit .
Paulin Shtjefni ishte autor në tekste këngësh e pjesëmarrës dhe fitues i çmimeve të para në 19 Festivale Kombëtare të Këngës për Fëmijët, që janë organizuar në qytetin ë Shkodrës.
Por janë dhe tekstet e disa këngëve të tjera, që ai shkroi dhe u bënë kaq popullore, si “Gryka e Kaçanikut”, “Ky merak” etj.
Krijimet e shkruara ndër vite, Paulini i botoi në librin me titullin “Një zarf me karafila-mozaik poetik” në vitin (2008). Gjithashtu, bashkëpunoi në libra e redaktoi disa botime të tjera.