Kryeministri Edi Rama shprehet se, largimet nga vendi janë normale, ashtu si për çdo vend të vogël. Në një lidhje me video në emisionin “Open”, Rama u pyet se pse, shumë të rinj shqiptarë largohen nga vendi.
“Shifrat flasin ndryshe. Kanë ikur, e do ikin, e do kthehen. Jemi në një fazë kur ikjet janë më shumta se kthimi, kjo ndodh në të gjitha vendet e vogla”, tha Rama, “ikin, ikin, ikin, a thua se bëhet fjalë kush ikën e kush vjen në qeveri. Është për të qarë”…
“Shifrat thonë që ikjet më të mëdha në pikëpamjet numerike vjetore është në vitin 2012-2013”, theksoi kreu i qeverisë.