“Lamtumirë heroi im”, deputetetja humnb njeriun e dashur, mesazhi prekës në rrjetet sociale…

Deputetja e zgjedhur Mesila Doda ka humbur babanë e saj. Doda, përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë lajmin e dhimbshëm. Ajo e cilëson të atin një hero, duke shtuar se ka shërbyer si mjek me devotshmëri në zonat e Kukësit.

Postimi i Mesila Dodës:


Lamtumire heroi im! Sot eshte nje dite trishtimi tejet e thelle per familjen tone. U nda nga jeta babai im dr. Fatmir Doda.

Baba i jashtezakonshem, mjek i perkushtuar e i mrekullueshem, burre qe i qendroi stuhive te kohes e sherbeu gjithe jeten e tij me profesionalizem e dashuri.

Sot u mbyll jeta e nje njeriu antikonformist e i papajtuar me standartet e nje kohe skllaveruese, e nderkohe mjeku i dhimbsur qe i sherbeu zonave te Kukesit e me vone gjithe fshatrave te Tiranes.

Une sot humba heroin tim te femijerise e gjithe jetes. Ne te gjitha arritjet e mia eshte dora e ketij burri te jashtzakonshem qe me besoi, me mbeshteti e me rriti si nje njeri qe perballet me te miren e te keqen. Lamtumire heroi im. Sot pushon ne paqen e Zotit dhe gjithe miresia e dashuria e tij qofte me ty…

Ceremonia mortore do te zhvillohet neser (4 gusht 2021) ne oren 17 nga Funeral Home Univers, Rr: Bardhyl, Perballe Postes Shqiptare per ne varrezat e Tufines.