Skip to content
12 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Editoriale

Lamtumirë Bik Dega…!

ShkodraWeb 27 March, 2019
ludovik dega

Sot u largua nga rrugët e qytetit të tij. Nuk do ta shohim më dhe nuk do të shkëmbejmë më përshendetje, batuta por edhe analiza të shkrurtra politike, ashtu në këmbë në mes të rrugës. “He ça thu ti”, pyeste shpesh kur kishte diçka për të pyet kryesisht për politikën. E ishte e pamundur mos të ndalesh disa minuta të këmbë me Bikun, pavarësisht se sa i zënë apo sa punë kishe.

Ludovik Degën e kam njoftur që në fillim të viteve ’90. Fillimisht si të rinjtë me kërshërië e afrimit me të parën parti politike në demokraci e më pas, për shkak të punës si gazetar. Ishte gjithmonë dashamirës i mediave e gazetarëve. Asnjëherë nuk i refuzonte për intervista kur ia kërkonin si drejtues i lartë i PD-së Shkodër, më vonë edhe si këshilltar bashkiak apo këshilltar qarku.

Kishte një periudhë kur Biku u spostua. Në mënyrë të pashpjegueshme dhe të pakuptimtë por u spostua, u la në hije. Sa herë takoheshim, e ngacmoja të fliste për ndonjë intervistë. “Nuk asht koha. Ma vonë. Po më thirr në studio, jo intervista të shkurtra”. E në fakt, nuk foli asnjëherë. Nuk u ankua, edhe pse u la në hije dhe me jo pak probleme ekonomike për shkak të spostimeve.

Sot nuk është koha, nuk është momenti. Edhe pse ata që e kanë njohur, i dinë shumë mirë gjërat. I dinë edhe meritat e padiskutueshme për PD-në në Shkodër. Sepse i njihte të gjithë antarët, simpatizantët, mbështetësit nga afër. Takohej e ulej me këdo, i qante hallin dhe ia zgjidhte nëse kishte mundësi. Në të kundërt, nuk përtonte të ndermjetësonte, të trokiste në dyer zyrash për të gjithë.

Urtësia dhe zëri i ulët në bisedë e karakterizonte. Nuk kundërshtonte, përpiqej të jepte argumente për çdo gjë që mbronte. Sespe Biku ishte i vendosur por edhe i mirëkuptueshëm. Janë të shumtë njerëzit që falë kësaj natyre, iu afruan, i besuan dhe iu bashkuan PD-së në vite. E Bik Dega nuk ishte as kryetar bashkia, as kryetar qarku, as prefekt, as deputet e as ministër. Me spostimin e Bikut në një periudhë, u larguan edhe ata. Gjatë jetës së tij, ka patur momente jo shumë të mira shendetësore, por nuk ankohej thuajse kurrë.

Është kthyer në “modë” të flasësh mirë për atë që ndërron jetën. Kështu do të mendojnë disa në fund të këtyre rreshtave por vetëm ata që nuk e kanë njohur Bik Degën. Ata që e kanë njohur, mund të më kritikojnë se kam shkruajtur shumë pak. Lamtumirë Bik Dega, atyre që të kanë njohur, do t’u mungosh! /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Shiroka mbetet gërmadhë, tre muaj pa u paguar për punën e bërë, kompania sipërmarrëse mbyll kantierin- terheq mjetet dhe punëtorët
Artikull pas: VENDIMI/ Nis zbatimi i rregullave të reja për importin e makinave…

TË FUNDIT

debate mungojne 2025
  • Editoriale

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024
  • Editoriale

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024
karnavale kishe xhami 2024
  • Aktualitet

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024

TË FUNDIT

  • “Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë 11 July, 2025
  • VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren… 11 July, 2025
  • NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër… 11 July, 2025
  • “Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin 11 July, 2025
  • VIDEO – Bashkia Shkodër nis rikthimin në identitet të zonave ku u shembën ndërtimet pa leje në Theth 11 July, 2025
  • Superaksioni me 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim në Shkodër, Elbasan, Vlorë e Tiranë, SPAK jep informacionin 11 July, 2025
  • Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefa komisariatesh, ja kush caktohet në Shkodër… 11 July, 2025
  • VIDEO – “E vërteta për tregun e Zdrales”, imam Muhamed Sytari sqaron procesin nga viti 2013 e në vijim 11 July, 2025
  • VIDEO – “Histori suksesi për Shkodrën dhe për Shqipërinë”, Europiani U-16 i basketbollit, reagon Benet Beci 11 July, 2025
  • VIDEO – Sulmi me molotov ndaj fadromës së IKMT- së në Theth, Policia e Shkodrës jep informacionin zyrtar 11 July, 2025
  • Zgjedhjet e 11 maj 2025, kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës pyetet 1 orë në SPAK… 11 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksion në shakallë të gjërë në SPAK në Shkodër, lëshohen 13 urdhër- arreste, edhe policë… 11 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

arben anamali 2025
  • Aktualitet

“Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

ShkodraWeb 11 July, 2025
eliona shkreli theth 2025
  • Kryesore

VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren…

ShkodraWeb 11 July, 2025
edmond arizaj arben anamali 2025
  • Kryesore

NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër…

ShkodraWeb 11 July, 2025
peragine katedrale shkoder 2025
  • Aktualitet

“Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin

ShkodraWeb 11 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.