Dita e sotme për kinematografinë dhe artin shqiptar nis me një lajm të trishtë. Regjisori i njohur Muharrem Fejzo është shuar në moshën 87-vjeçare nga COVID. Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjete sociale.
“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk meriton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, shkruan ai.
Muharrem Fejzo kreu Liceun Artistik për skulpturë në 1954-ën. Fillimisht nisi punë si skenograf në operetat “Rusalka”, “Nusja e shitur”.
Ka realizuar disa buste në Shqipëri, si atë të “Zonjës Çure” etj. Më 1966 diplomohet për aktor dhe më pas si regjisor në Institutin e Lartë të Arteve.
Ka bërë regjinë e filmave më të rëndësishëm në kinematografinë tonë, si “Mësonjtorja”, “Muri i gjallë”, “Operacion Zjarri”, “Pranverë e hidhur”, “Mëngjese të reja”.
Ai mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i madh”.