Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Lajmin e mora nga taksisti”, bashkëshortja e Astrit Kalasë flet për ngjarjen e rëndë dhe amanetin e gjyqtarit

ShkodraWeb 25 January, 2026
astri valbona kalaja 2026

Valbona Kalaja, gruaja e gjyqtarit Astrit Kalaja, ka rrëfyer për herë të parë publikisht sesi e ka mësuar lajmin e për vrasjen e bashkëshortit të saj, brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, në 6 tetor të vitit të kaluar.

Gjatë PodCast-it, “Zë me Mirën”, Valbona ka rrëfyer se është telefonuar nga dy kolegë, të cilët nuk kanë pasur guximin t’i tregonin të vërtetën. Ndërsa më tej, ajo tha një koleg i Astritit, e ka telefonuar dhe i ka thënë se gjyqtari është plagosur.

“Në atë moment më merr një tjetër koleg pune, i cili kishte dëgjuar lajmin. Unë televizorin nuk e lë kurrë në lajme, të gjithë e kishin marrë vesh, unë jo. Më pyeti: ‘Si ke qenë, a ka ndonjë gjë të re?’. Folëm shkurt dhe ma mbylli telefonin, nuk ma tha. Nuk arriti të ma thoshte. Pastaj na merr një mike jona e përbashkët, ishte sikur po bërtiste, më pyeti: ‘Po Astriti si është?’. Dhe ajo ma mbylli telefonin, nuk më tha gjë. E telefonova Astritin, nuk ma hapi. Më shkoi mendja te mesazhi i parë, mora atë kolegun dhe ai më tha që diçka kishte ndodhur te Gjykata e Apelit. Më mori një koleg i Astritit në telefon dhe më tha se ishte plagosur dhe ndodhej në spital”, tha ajo.

Valbona tha se lajmin e ka marrë nga taksisti që po udhëtonte drejt spitalit të Traumës, i cili i kishte thënë se kanë vrarë një gjyqtar. Kur ka mbërritur në spital, ka gjetur kolegët e bashkëshortit te saj, duke qarë.

“Mora një taksi. Ngjarja ishte aq e madhe sa e kishte marrë vesh edhe taksisti. I thotë nipit: ‘Kanë vrarë një gjyqtar’. Në spital kam gjetur të gjithë kolegët e tij duke qarë. Qanin me dënesë. Nuk vinte asnjë, nuk e merrte guximin askush të më thoshte gjë”, rrëfeu ajo.

Por bashkëshortja e gjyqtarit ka treguar se vajza e saj, Bjorna është martuar një muaj pas vrasjes së 57-vjeçarit. Më tej ajo rrëfeu se Astriti donte një dasëm të madhe, por ishte dëshira e Bjornës për një ceremoni të thjeshtë.

“Nuk e dija që Astriti fliste me kolegët e tij për familjen. Gjatë pushimit të seancave, gjyqtarët flisnin për problemet familjare të vetat dhe ndër to, Astriti kishte prek edhe dasmën e Bjornës, edhe lindjen e nipit. Të dyja ishin dy gëzimet e fundit tona, njërën e arriti, tjetrën jo. Tek ceremonia që do të bënte Bjorna në Vjenë, ishte e thjeshte, pasi Astriti ishte qefli për të bërë dasmë të madhe si gjithë shkodranët, por Bjorna është rritur ndryshe, pasi ka qëndruar në Vjenë dhe nuk donte ta bënte dasmën si e bëjmë ne, por donte një celebrim të thjeshtë”, tha Valbona Kalaja.

Valbona Kalaja tha se vajza e saj dhe e gjyqtarit, është martuar në datë 17 nëntor, pasi Astriti e kishte qef atë datë. Ndërsa më tej, deklaroi se Bjorna veshi fustanin e bardhë, që më parë ia kishte treguar Astrit në Shkodër.

“E vendosëm me e bërë dasmën, pasi duhet të çonim edhe amanetin e Astritit pasi e kishe me shumë qef atë 17 nëntorin. E bëmë dhe doli një ceremoni shumë e bukur. U vesh edhe me fustan të bardhë, që e kishte të thjeshtë, si me qenë një fustan i zakonshëm, por ishte i bardhë, që i ati ia kishte parë, kur erdhi nga Vjena në Shkodër. E kishte marrë me vete që të ia tregonte të atit”, tha ajo

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRI – Ndërron jetë në burgun e Reçit 21- vjeçari, u dërgua në Spitalin e Koplikut por pa rezultat…
Artikull pasardhës: Teatri “Migjeni” me dy aktorë të rinj, trupës profesioniste i bashkohen Tristan Halilaj dhe Ina Morinaj…

TË FUNDIT

kreret e uck 2026

45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
bllokim qarkullim zdrale 2026

Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • “Më goditën pas koke!”, u dhunua në Vlorë, flet avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më qëlloi! 8 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 8 shkurt 2026… 8 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kreret e uck 2026

45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
bllokim qarkullim zdrale 2026

Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
karnevale shkoder 2026

VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.