Vllaznia ne basketboll per meshkuj ia ka dale te siguroje qendrimin ne Superlige edhe per sezonin e ardhshem. Ajo ka fituar edhe ndeshjen e dyte te play-out ndaj Invaders me rezultatin 107-75, ndeshje kjo e luajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit.
Ne fakt pritej kjo gje sepse edhe ne ndeshjen e pare kuqeblute treguan nje epersi te madhe ndaj ketij kundershtari dhe kete e demostruan edhe ne ndeshjen e sotme. Me sigurimin e qendrimit ne Superlige, Vllaznise dhe presidentit Xhaferi tashme i del per detyre qe te mendoje per nje paraqitje krejt ndryshe per sezonin e ardhshem.
Me siguri qe ai dhe stafi i tij duhet te kene nxjerre mesimet e duhura nga sezoni aktual dhe padyshim qe tashme pritet te shohim nje Vllazni pretendente ne fushen e lojes.