
Ka ndërruar jetë sot Viktor Bashaj, një nga drejtuesit e motorëve që u përplasën më 7 shkurt në fshatin Dragushë të Lezhës.
Bashaj, i njohur edhe si këngëtari i zonës së Zadrimës po trajtohej te Trauma në Tiranë.
Pavarësisht kësaj, ai nuk mundi të mbijetojë, pasi kishte marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit.