LAJMI I FUNDIT/ Erion Veliaj i shpëton njollosjes me bojë, dy të rinj shoqërohen në komisariatin e policisë…

Gjatë festimeve të Ditës së Verës në Tiranë, dy të rinj ende të pa identifikuar kanë tentuar të njollosin me bojë, kryebashkiakun Erion Veliaj. Bëhet me dije se dy personat janë ndaluar nga policia pas kësaj ngjarje, ndërkohë që janë shoqëruar në komisariat.

Nuk dihet ende nëse të rinjtë janë anëtar të forumeve rinore të partive politike, por një gjest i tillë i spërkatjes me bojë ndodhi një muaj më parë në Parlament nga Edi Paloka ndaj kryeministrit Rama.

Ndërkohë që sot të rinjtë e LRI-së kanë protestuar kundër kryeministrit Rama.

Loading...