
Elseid Hysaj pritet të jetë pjesë e organikës së Lacios për pjesën e mbetur të sezonit.
Dëmtimi i Patrik i “shkon përshtat” shkodranit që ka shanse të bindë Marko Baronin për ta pasur në listën finale për pjesën e mbetur të sezonit. Në Itali thonë se Patrik rrezikon një operim dhe mungesë të gjatë në fushë.
Siç shkruan “Il Messaggero”, drejtuesit e Lacios po mendojnë të rikthejnë në organikë Hysajn. Mbrojtësi shqiptar nuk u federua në kampionat dhe Kupat e Europës në pjesën e parë të sezonit, por këto javët e fundit është rikthyer të japë kontributin e tij në fushë, duke treguar profesionalizëm dhe eksperiencë.
Forma e mirë dhe të qenit ndër më të vlerësuarit në ndeshjet e fundit ka bërë që te Lacio mos futen në merkato, por të bëjnë prapaktheheu dhe të besojnë te 31- vjeçari shkodran.