Lajme pesimiste nga Kosova, shënohen 8 jetë të humbura në 24 orët e fundit dhe 181 raste me Covid-19

Shënohen edhe 8 jetë të humbura nga Covid-19 në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar 181 raste të reja pozitive me virus. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra, nga ku rezultuan 181 raste pozitive.


Numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste, ndërsa 158 persona kanë humbur jetën. Po ashtu mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë.

 ABCOM ║ VODAFONE