ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Lajme fantastike për ish- kampionin e Formula 1, mjekët japin njoftimin e shumëpritur për Schumacher…

Shtrimi i Michael Schumacher në spitalin “Georges Pimpidou” të Parisit për një terapi me qeliza staminale ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te gjëndja shëndetësore e ish-kampionit të Formula 1. Deri në ditën që u zbulua transferimi i tij në kryeqytetin francez ishte spekuluar shumë, për shkak të mbrojtjes hermetike të privatësisë nga ana e familjes së gjermanit që pas aksidentit të vitit 2013. Por tani, vijnë të tjera lajme që ndezin shpresat për rikuperimin e Schumacher.

E përditëshmja franceze “Le Parisien” publikon dëshmitë e stafit mjekësor që po kuron ish-pilotin. “Është në zonën time dhe mund të siguroj se është plotësisht i vetëdijshëm”, janë fjalët e një prej infermiereve, të përcjella në faqet e gazetës prestigjoze. Kjo e fundit tregon se dëshmitari punon në sektorin e kardiologjisë, kur Schumacher po i nënshtrohet kurës së veçantë. Po ashtu, duke qëndruar në atë që raporton “Le Parisien”, ish-piloti gjerman është vizituar nga shumë të afërt, mes tyre edhe miku i tij Jean Todt.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.