Kjo mbrëmje e të mërkurës erdhi me një lajm të trishtë për të gjithë gazetarët shkodranë e përtej. Ndërroi jetë gazetari i mirënjëhur Lekë Plani. Ai nuk ia doli të fitojë betejën e vështirë me Covid- 19.
Lekë Plani punoi për një kohë shumë të gjatë në media, duke nisur nga Radio Shkodra, RTSH, Deutsche Welle por edhe në mediat lokale të Shkodrës. Ai ishte mësuesi dhe udhërrëfyesi i shumë e shumë gazetarëve që e nisën punën para mikrofonit të Radio Shkodrës.
Lekë Plani ka mbajtur edhe pozicionin e drejtorit dhe kryeredaktorit të Radio Shkodrës, ndërsa ishte ideatori i shumë emisioneve në këtë institucion, ku veçohen ato me humor në fillim të viteve 90 që gozhdonin mijëra dëgjues para radios.
Me këtë rast të trishtë, ShkodraWeb Media shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Plani, të afërmëve, miqve dhe kolegëve. Pushofsh në paqe koleg, artist dhe mik!