Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

LAJM I TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshën 69- vjeçare ish- kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës…

ShkodraWeb 19 April, 2025
bardhyl lohja 2025

Është shuar në moshën 69-vjeçare Bardhyl Lohja, një prej figurave të njohura publike në Shkodër. I lindur në vitin 1955, ai ishte i përfshirë në lëvizjen demokratike në fillim të viteve ’90 dhe kontribuoi në shoqatën e ish- të përndjekurve politikë.

Pas viteve të vështira të internimit gjatë regjimit komunist, ndoqi studimet për drejtësi dhe ushtroi profesionin si gjyqtar dhe më pas si avokat. U zgjodh dy herë Kryetar i Këshillit të Bashkisë Shkodër pas vitit 2007, ku dha një kontribut të rëndësishëm në jetën institucionale të qytetit.

Ndërkohë, një nga miqtë e tij të afërt, ish- kryetar i Këshillit të Qaerkut dhe ish- prefekt i Shkodrës, Maxhid Cungu, shkruan në rrjetet e tij sociale për këtë humbje:

Lamtumirë Bardhyl Lohja! U nda nga kjo jetë Bardhyl Lohja, shoku im i ngushtë, bashkëpunëtori i palodhur dhe pjesë e familjes tonë. Është një dhimbje që vështirë përshkruhet me fjalë, nji humbje e madhe për të gjithë ne që patëm fatin ta kishim pranë.

Bardhyli lindi në vitin 1955 në Shkodër, qyteti që e deshi me shpirt dhe të cilit iu përkushtua me gjithë qenien e tij. Aty u rrit, u formua, vuajti dhe punoi me përkushtim të rrallë gjatë gjithë jetës. Edhe pse nxënës ekselent, iu mohua e drejta për të ndjekur studimet e larta për shkak të qëndrimit opozitar të familjes ndaj regjimit diktatorial. Për këtë arsye, Bardhyli bashkë me familjen përjetoi internimin për pesë vite, një sakrificë që e kaliti dhe e bani edhe ma të vendosun në rrugën e së drejtës.

Ishte ndër të parët që u përfshi në lëvizjen demokratike të fillim viteve ’90, aktiv në shoqatën e ish të përndjekurve, dhe në grevën e urisë të vitit 1991, një za i guximshëm për lirinë dhe drejtësinë. Më pas, eci përpara duke ndjekur studimet për drejtësi dhe ndërtoi nji karrierë të ndritun si gjyqtar dhe avokat, gjithmonë i përulur, korrekt dhe i drejtë.

Pas vitit 2007, Bardhyli u zgjodh dy herë Kryetar i Këshillit të Bashkisë Shkodër. E përjetoi këtë detyrë si një mision qytetar, ku dha maksimumin me përkushtim, ndershmëri dhe një dashuni të pakushtëzuar për Shkodrën.

Ai ishte gjithmonë pranë njerëzve, i ndjeshëm, i urtë, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar. Por mbi të gjitha ishte një njeri familjar, i përkushtuar me shpirt ndaj bashkëshortes Makbule, djemve Sead dhe Sidrit, dhe vajzës së tij Iris si dhe nipave e mbesave. Ata ishin krenaria dhe dashunia e jetës së tij. Me urtësinë dhe fisnikërinë e tij, ai krijoi një mjedis të ngrohtë ku u trashëguan vlera të qëndrueshme dhe respekt i ndërsjellë.

Lamtumirë, Bardh Lohja! Shkodra humbi nji nga bijtë e saj më të denjë. Ne humbëm nji mik të dashur, një njeri të rrallë. Do të na mungosh pafundësisht. Zoti i madhnueshëm dhuroftë për ty dritën e pasosun të Xhehnetit!

Post navigation

Previous: VIDEO – Vigjilja e Pashkëve, presidenti i KISH dom Gjergj Meta uron besimtarët katolikë…
Next: VIDEO – Shënon Bekimi i saj, Vllaznia “paqe” me Elbasanin por është e dyta në klasifikimin e Superligës

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.