LAJM I TRISHTË – Ndahet nga jeta gazetari i mirënjohur Kosta Grillo, humbi betejën me Covid- 19…

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi gazetari i sportit, Kosta Grillo. Grillo ndodhej në një spital në Turqi për një mjekim më të specializuar. Përmes miqve të tij, u mësua se  gjendja shëndetësore e gazetarit sportiv, Kosta Grillo ishte përkeqësuar ditët e fundit.

Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë miku i komentatorit, Ervin Petraq Baku, i cili shkruan se “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”.


Në rrjete sociale kishte thirrje për mbështetje financiare për të përballuar kurimin por fatkeqësisht kolegu ynë nuk ia doli. ShkodraWeb i Shpreh ngushëllimet e veta familjes, të afërmëve, miqte, të njohurve e kolegëve të Kosta Grillo.