Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

LAJM I MIRË/ Vllaznia e basketbollit do të qëndrojë në Superligë, “mrekullia” po ndodh falë shumë personave…

ShkodraWeb 13 April, 2019
basket vllaznia 9 shk 19

E pamundura është bërë e mundur. Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk ka rënë nga Superliga. Ajo do të luajë tashmë në play-out megjithatë tashmë shpëtimi është thuajse i sigurtë.

Ky ka qenë verdikti i ndeshjeve të javës së fundit të kampionatit, kur Kamza është mundur nga Goga Basket, ndërsa Vllaznia ka arritur të fitojë me rezultatin 89-86 ndaj Partizanit.

Në ndeshjen e luajtur në “Asllan Rusi”, kuqeblutë kanë udhëhequr ndeshjen nga fillimi e deri në fund. Ata kanë fituar periodën e parë me rezultatin 28-16 ndërsa më pas, të kuqtë kanë ngushtuar shifrat dhe perioda e dytë mbyllet në shifrat 46-48 po në favor të Vllaznisë.

Ndërkohë në të tretën dhe të katërtën është e njëjta situatë dhe në fund Vllaznia gëzon duke fituar me rezultatin 89-86.

Nga ana tjetër, Kamza ka humbur me rezultatin 93-104 ndaj Goga Basket dhe kësisoj ajo mbetet në vendin e fundit të renditjes duke rënë nga Superliga ndërkohë që Vllaznia do të luajë në play- out megjithatë tashmë thuajse shpëtimi është i sigurtë.

Padyshim që një meritë kanë të gjithë për këtë gjë, mbi të gjitha presidenti Alban Xhaferi i cili bëri të pamundur që ky ekip të mos degradonte, pavarësisht se shumë prej zgjedhjeve në aspektin teknik i ka bërë të gabuara, por kjo jo për fajin e tij.

Por nëse Vllaznia ka shpëtuar, kuptohet që meritë kanë edhe të tjerë personazhe të njohura. Nga sa bëhet e ditur, pranë ekipit gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë edhe ish- presidenti Sokol Dibra, ish- trajneri Bledar Gjeçaj, e po ashtu edhe Astrit Zaganjori dhe të tjerë njerëz të këtij sporti.

Ata kanë mbështetur trajnerin Plantak dhe lojtarët, u kanë dhënë besim se mund t’ia dalin dhe prandaj skuadra mori këto rezultate në dy ndeshjet e fundit.

Ky është shembulli më i mirë sesi kur bëhen bashkë të gjithë, ia dalin. E rëndësishme është që Vllaznia shpëtoi dhe tashmë po të gjithë sëbashku të punojnë për të na rikthyer sërish Vllazninë e pak viteve më parë kur dominonte në basketbollin shqiptar duke fituar tre herë rradhazi titullin kampion. /ShkodraSport/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO/ Reagon Partia Demokratike: U hodh lotsjellës kur situata ishte e qetë, gazetarja humbi ndjenjat…
Artikull pasardhës: Veleçiku merr një fitore të rëndësishme në “Reshit Rusi” me Shënkollin në një ndeshje me nerv dhe me 2 kartona të kuq e 9 të verdhë

TË FUNDIT

policia shkoder 1

Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi”

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.