Skip to content
2 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

LAJM I MIRË – Shqipëria bëhet me Gjykatë Kushtetuese, presidenti Meta zgjedh antarin e gjashtë (emri)

ShkodraWeb 2 years ago

Presidenti Ilir Meta ka emëruar anëtarin e 6-të të Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalon. Duket se mes Aleksandër Tomës e Përparim Kalos, Presidenti ka zgjedhur këtë të fundit.

Kalo bëhet dhe anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese dhe zyrtarisht kjo Gjykatë është funksionale pasi ka përmbushur kushtin minimal të funksionimit apo kuorimin prej 6 anëtarësh.

Në bazë të renditjes nga KED, Përparim Kalo kishte 90.29 pikë, dhe qëndronte më lart në listë se Aleksandër Toma që ka 75.57 pikë.

Në dekret Meta shkruan se vendosi ta dekretojë Përparim Kalon si anëtar të Gjykatës Kushtetuese pasi u njoh me praktikën dokumentare të miratuar nga KED si dhe duke vlerësuar nevojën jetike që ka vendi për plotësimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese tashmë ka 6 anëtarët: Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Altin Binaj dhe i fundit Përparim Kalo. Kujtojmë se kjo Gjykatë kishte prej më thuajse 3 vitesh që nuk ishte funksionale.

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA

23 dhjetor 2020

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka administruar sot nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimin nr. 59, datë 23.12.2020, ka vendosur miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, e rishpallur në datën 27.09.2019 dhe e rishpallur për herë të tretë në datën 24.09.2020, me renditjen e kandidatëve si më poshtë:

1) Përparim Kalo 90.29 Pikë

2) Aleksandër Toma 75.57 Pikë

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11882, datë 23.12.2020, ka vendosur që:

– Zoti Përparim Kalo emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Continue Reading

Previous: Artistë nga Shkodra dhe M.Madhe organizotjnë koncert festiv humanitar për festat në Burgun e Reçit…
Next: FOTOLAJM – “Ah sa shijon darka me “trunin” kuqeblu…”, “krahu i djathtë” i Xhaferit publikon foton e veçantë

TË FUNDIT

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…
  • Kryesore

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…

1 hour ago
VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën
  • Kryesore

VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën

3 hours ago
“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”
  • Aktualitet

“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”

3 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…
  • VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën
  • “Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”
  • Nis riparimi i radhës i dyshemesë së urës së vjetër të Bunës, Benet Beci koordinon bashkëpunimin e institucioneve
  • MATURA SHTETËRORE – “1620 maturantë, 8 me aftësi ndryshe…”, provimi i gjuhës së huaj, flet drejtorja e ZVAP Shkodër
  • “Probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme”, publikohet studimi mbi ndotjen e liqenit të Shkodrës

TË FUNDIT

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…
  • Kryesore

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…

1 hour ago
VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën
  • Kryesore

VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën

3 hours ago
“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”
  • Aktualitet

“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”

3 hours ago
Nis riparimi i radhës i dyshemesë së urës së vjetër të Bunës, Benet Beci koordinon bashkëpunimin e institucioneve
  • Aktualitet

Nis riparimi i radhës i dyshemesë së urës së vjetër të Bunës, Benet Beci koordinon bashkëpunimin e institucioneve

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.