Skip to content
25 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Lajm i mirë për Vllazninë, Liridon Latifi nis stërvitjen me kuqeblutë, ja kur do të jetë gati për t’u aktivizuar…

ShkodraWeb 19 October, 2022
LATIFI

Liridon Latifi ka qenë mungesa e madhe e Vl laznisë në dy muajt e fundit. Dëmtimi i tij në ndeshjen ndaj Kukësit më 28 gusht në stadiumin “Loro Boriçi” i ka prishur punë skuadrës së Mirel Josës. Fillimisht u mendua se do të rikthehej në fushë pas vetëm 2-3 javësh riaftësim, mirëpo ndodhi e kundërta.

Megjithatë, pas 50 ditësh nga ndeshja e tij e fundit me kuqeblutë, dje lojtari ka dalë në stërvitje, duke dhënë një lajm shumë i mirë për Vllazninë, aq më tepër në këtë periudhë, ku oshilacionet në rezultate kanë qenë të shumta.

Pas seancës së parë të martën, 28-vjeçari foli ekskluzivisht për “Panorama Sport”, duke sqaruar dëmtimin që e mbajti gjatë larg fushave, si dhe treguar se kur mund të jetë gati 100% për trajnerin Josa.

“Kur jam dëmtuar në ndeshjen me Kukësin, u konstatua se kam pasur një rupturë të muskulit dhe thyerje të kockës. Nga ajo që më bënë të ditur mjekët, ky lloj dëmtimi do gjashtë deri në tetë javë riaftësim. Ky fillim sezoni ishte shumë i vështirë për mua dhe shpresoj të jetë i fundit që më ndodh kështu”, tregon fillimisht Latifi për gazetën, duke iu referuar edhe problemeve shëndetësore që pati në fazën përgatitore përpara ndeshjeve që Vllaznia luajti në turin e dytë të Ligës së Konferencës kundër Universitatea Kraiovës.

Por, kur do ta shikojnë tifozët kuqeblu ekipi me Latifin në fushë. Vetë sulmuesi i krahut, jep këtë përgjigje: “Sot (dje) kam filluar stërvitjen me skuadrën, në mënyrë që më shpejt të kthehem dhe të jem gati për ekipin. Besoj që për 10-12 ditë do të jem gati të ndihmoj skuadrën dhe mezi po pres këtë. Shpresoj që gjërat të shkojnë sa më mirë”.

Ndërkohë, duke qenë se vetë sulmuesi pranoi se mund të jetë gati pas 10-12 ditësh, ai pritet të humbë edhe dy sfidat e radhës së Vllaznisë, pikërisht ndaj Bylisit dhe Erzenit.

Kësisoj, rikthimi i tij, nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, mund të ndodhë ndaj Kukësit më 2 nëntor, pikërisht ndaj skuadrës ku dhe pësoi dëmtimin në javën e dytë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë 19 tetor 2022…
Artikull pasardhës: NGA SHPËTIM NAZARKO – Ditëzinj, pa universitet dhe pedagogë, jemi pa Atdhe…!

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë 24 January, 2026
  • VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës… 24 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë 24 January, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve 24 January, 2026
  • VIDEO – “Shkodra Tourism Awards”, eventi që vlerëson bizneset turistike dhe “mjeshtrat” promovimit të tij 24 January, 2026
  • Ngjarja tragjike tek KF Tirana, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin këtë të shtunë… 24 January, 2026
  • PERSONAZH – “Dokja” i Vllaznisë, Zyhdi Çoba feston ditëlindjen, një jetë e lidhur me sportin… 24 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • Vllaznia rinovon deri në 2028 me Tafilin por “goditja e fortë” ka emrin Kevin Dodaj që rikthehet kuqeblu 23 January, 2026
  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
andis salla shkoder 2026

VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.