LAJM I MIRË – Nuk rezultoi e infektuar me koronavirus, del nga karantina studentja shqiptare që erdhi nga Kina

Studentja shqiptare Silva Doçi ka dalë nga karantina në Turqi pas nuk rezultoi me koronavirus në mbikqyrjen e rreptë 14- ditore në Ankara, thotë Anadolu Agency.

Së bashku me 41 persona të tjerë të disa nacionaliteteve, 32 turq dhe 9 të tjerë nga Azerbajxhani dhe Gjeorgjia u evakuuan nga Wuhani pasi aty ‘shpërtheu’ koronvirusi. Shqipëria i kërkoi ndihmë Turqisë për të evakuuar studenten shqiptare dhe ajo udhëtoi drejt Ankarasë me një avion ushtarak.


Ndërkohë Turqia është një vend i pastër sa i përket këtij virusi pasi ende nuk ka asnjë të dyshuar apo të prekur me koronavirusit brenda territoreve të saj.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media