Vogëlushi 10- vjeçar Noel, ka nisur udhëtimin e shpresës drejt Italisë. Ai po përballet me sëmundjen e rëndë të leuçemisë por tashmë shpresat janë të shumta, falë solidaritetit dhe bujarisë së shqiptqrëve ludo në botë.
“Ne kohe rekord Noeli 10 vjeçar, i cili vuan nga Leucemía niset per kurim drejt Italise. Le te lutemi te gjithe per Noelin te kthehet i sheruar”, shkruan Elvis Naçi në rrjetet e tij sociale, ku ka publikuar edhe foto nge nisja e Noelit të vogël drejt Italisë.
Në 24 orë, falë një solidariteti të jashtëyakonshëm, u mblodhën 90 mijë euro të nevojshme që Noeli i vogël të marrë mjekimin e duhur e të specializuar në Itali Të gjithë njëzëri lutemi dhe urojmë: Ardhsh shëndosh në Shkodër Noel djali!