Lajme të mira nga Spitali i Traumës në Tiranë për dy vajzat nga Shkodra, Denisa Dibra dhe Nervida Garunja. Të përfshira në aksidentin në dalje të tunelit të Krrabës ku humbën jetën dy shoqet e tyre me të cilat udhëtonin, da vajzat u dërguan në gjendje të rëndë për jetën në spital.
Pasi janë përmendur ditën e sotme, menjëherë Nervida ka pyetur për motrën e saj Lusinda që humbi jetën fatalisht në ditën e lindjes së saj. Vajza tjetër, Denisa, ka pyetur për dy shoqet, përveç Lusindës, për Gjenetën që edhe ajo mbeti e pajetë në aksident.
Në gjendjen që kalojnë, familjarët i kanë qetësuar duke u thënë se da vajzat e tjera janë mirë. Ndërkohë, Nervida dhe Denisa, sipas mjekëve e kanë kaluar rrezikun për jetën e tyre. /ShkodraWeb Media/