LAJM I MIRË – Mali i Zi rikthen lëvizjen e lirë me vendet fqinje, nuk ka nevojë për një test për virusin…

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se pas rishikimit të masave anti COVID, Mali i Zi ka vendosur të anulojë masën e ndalimit të komunikacionit ndërurban.


Duke filluar që prej datës 12 janar 2021, Mali i Zi do të lejojë hyrjen e lirë të të gjithë shtetasve të huaj, përfshirë edhe ata shqiptarë, pa detyrim për të paraqitur një test negativ PCR.

Këto masa do të jenë të vlefshme deri në një vendimmarrje të dytë.

Sipas MEPJ, për më shumë informacion mund t’i drejtoheni uebsajtit duke klikuar këtu.

Të nderuar lexues e mbështetës të ShkodraWeb Media! Reklamat që shfaqen në këtë faqe, janë e vetmja mënyrë për të garantuar jetëgjatësinë dhe lirinë tonë! Nëse i klikoni, jepni një kontribut që ne të vazhdojmë të jemi të lirë!

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel