LAJM I MIRË – Hapet tenderi për rrugën Shirokë- Zogaj, deputeti Benet Beci jep detaje për projektin e Bashkisë Shkodër…

Shkruan në Facebook Benet Beci, deputet i Shkodrës në Kuvendin e Shqipërisë: Të nderuar miq të faqes. Sot po ndaj me ju një lajm të mirë! Një nga projektet që kemi diskutuar gjatë fushatës ka qenë dhe rruga Shirokë-Zogaj-Pika e re kufitare me Malin e e Zi (Krajë).

Kjo rrugë është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Është shpallur gara për kompaninë e ndërtimit që do të zbatojë projektin dhe me datë 10 Tetor do të hapen ofertat. Rruga është rreth 6 km, 6 metër e gjerë me korsi biciklete dhe trotuar për këmbësorët.


Projekti është përgatitur nga bashkia Shkodër, do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të financohet nga një kredi që Qeveria Shqiptare ka marrë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe një grant nga Bashkimi Europian. Viti i ardhshëm do te jetë një vit projektesh të rëndësishme që do ta transformojnë në një zonë plotësisht turistike siç i takon bregun e liqenit të Shkodrës.

Më poshtë detaje të proçesit për të interesuarit:

https://www.albaniandf.org/2021/09/09/reconstruction-and-upgrade-of-the-road-shiroka-zogaj-border-montenegro-and-water-supply-and-wastewater-systems-in-shiroka-zogaj-in-shkodra-region/