LAJM I MIRË/ Besnik Çinari kalon rrezikun për jetën, falenderon të gjithë ata që i uruan shërim të shpejtë… (foto)

Aktori i njohur i humorit shkodran e shqiptar Besnik Çinari, pak ditë më parë luftoi për jetën, por tashmë ai e ka kaluar rrezikun, pas një ndërhyrje që pati në zemër. Ai u shtrua në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ndërsa tashmë e ka lënë spitalin, edhe pse pas një farë kohe do i duhet të bëjë në ndërhyrje të dytë në zëmër. Lajmin e bën të ditur dashamirësi i artit në Shkodër Agron Isufi, i cili i ka qëndruar pranë Mjeshtrit të Madh pas atakut kardiak që ai pësoi.

Nuk i mungojnë falenderimet për të gjithë personat që e mbështetën dhe e ndihmuan në këto ditë të vështira për të, fjalë që aktori i madh i ka tejçuar përmes gazetarit.

“Në emër dhe porosi të veçantë nga mjeshtri madh i humorit BESNIK ÇINARI,ju falenderon të gjithëve miq e shokët e dashamirës e mi anembanë botës, për shërimin tim sa më parë”.

Por një falenderim të veçantë e ka edhe për mjekun që i ka shpëtuar jetën i cili për koiçidencë, është me origjinë nga Shkodra.

“Dhe për doktor EQEREM HASANIN më tha shkruaj Agron…Lumit ne shkodranët për këtë njeri që e kemi doktor në Tiranë”.

Besnik Çinari pësoi atak kardiak pas punës së lodhshme për përgatitjen dhe realizimin e shfaqjes në Shkodër.

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

FOTO/ Presidenti Meta shpall qytetaren më të re të Shqipërisë, ja lidhja që ajo ka me vendin tonë…

Presidenti...

Tek Vllaznia zgjohen shpresat, trajneri kroat dhe basketbollistët amerikanë nisin punën

Vllaznia...

VIDEO/ Rrëfimi i Majkut, i cili pretendon se vjen nga e ardhmja, viti 3700: Një luftë e frikshme e pret njerëzimin…

Një...

Close