ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Lajm i keq për Vllazninë, deri me 23 nëntor nuk mund të luajë në tapetin e “Loro Boriçit”- shkak është ndryshimi…

Sikur te mos mjaftonte humbja me Partizanin e pesuar ne minutat shtese te ndeshjes, Vllaznia ka marre nje tjeter lajm te keq diten e sotme. Ajo do te jete larg stadiumit “Loro Boriçi” per rreth nje muaj.

Arsyeja ka te beje me faktin se diten e sotme ne fushen e ketij stadiumi kane nisur serish punimet. Duket diçka e çuditshme por tapeti i “Loro Boriçit” duhet te mbillet çdo vit dhe kjo ndodh ne muajin tetor!!!

Per kete arsye, punonjesit e terrenit sportiv kane nisur punen sot duke hequr fillimisht portat dhe me pas ka nisur korrja e barit ekzistues deri ne fund. Procesi do te vijoje me hedhjen e fares se re dhe pastaj disa kamiona me rere. Nje procedure qe do te zgjase rreth nje muaj per daljen e barit te ri dhe per venien ne funksion te kesaj fushe.

Por kjo gje do te penalizoje shume Vllaznine sepse kjo vjen ne nje moment aspak te pershtatshem. Sipas kalendarit, ajo do te luaje kete jave dy ndeshje jashte, fillimisht ne Vlore me Flamurtarin dhe me pas me Laçin.

Nderkohe ndeshjen qe ajo duhej ta luante ne “Loro Boriçi” me Bylisin me 2 nentor, do te jete e detyruar ta luaje jashte Shkodres. Nderkohe qe me pas do te luaje ne kryeqytet perballe Tiranes. Pra, 4 ndeshje rradhazi jashte per ekipin shkodran qe do te kthehet per te luajtur ne fushen e tij vetem me 23 nentor kur do te prese Teuten.

Kater ndeshje jashte Shkodres padyshim qe nuk eshte nje lajm aspak i mire per futbolllistet dhe stafin teknik sepse kampionati tashme sa vjen e veshtiresohet dhe mosluajtja ne “Loro Boriçi” padyshim qe do te favirizoje kundershtaret.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.