Laçi i shkodranit Cungu merr tre “pikë të arta”për një vend në Europën e futbollit…

Laçi nuk është munduar aspak përballë Luftëtarit në takimin e parë të së shtunës u zhvillua në Kurbin dhe që pa vendësit të triumfojnë me shifrat 3-1. Bardhezinjtë kanë siguruar suksesin që në pjesën e parë, ku mundën të udhëhiqnin 2-0 pas autogolit të Kukës në minutën e 2-të dhe rrjetës së Xhixhës 5 minuta nga fundi i pjesës së parë.

Me fillimin e 45 minutave të dyta, një tjetër autogol, kësaj radhe e mbrojtësit Lala i çoi shifrat në 3-0. Në fund të ndeshjes gjirokastritët shënuan golin e nderit, kur Mehmetllari realizoi nga pika e bardhë e penalltisë golin e vetëm nga tre që mund të shënohet në kolonën e Luftëtarit në këtë sfidë.


 ABCOM ║ VODAFONE