
Laçi ka ulur me “kembe ne toke” Kukesin e vendit te dyte duke e mundur ne ndeshjen e fundit te javes se 12-te te Kategorise Superiore.
Një sfidë që nis mirë për Kukësin, por janë kurbinasit ata që arrijnë të tregohen më konkretë. Në minutën e 10-të të takimit, Guindo realizon golin e parë dhe 2 minuta më pas është sërish ai që dyfishon rezultatin në favor të kurbinasve.
Skuadra e Longos mundohet të reagojë, por 45 minutat e para nuk prodhojnë asgjë veç 2 golave të bardhezinjve. Në pjesën e dytë, Kukësi është më këmbëngulës dhe në minutën e 55-të Edi Basa ngushton rezultatin.
Edhe pse Ardit Hila kishte mundësinë e artë me penallti në të 89-tën, topi i goditur nga ai përfundon në tranversë.
Kështu mbyllet kjo ndeshje me Laçin që merr 3 pikë mjaft të rëndësishme ndaj Kukësit që tashmë mbetet 4 pikë larg Tiranës në vendin e dytë. Ndërsa kurbinasit ngjiten në vendin e katërt me 18 pikë.
Ndërkohë, pas humbjes, Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici, ka akuzuar gjyqtarin Kridens Meta se drejton ndeshjet në favor të skuadrës së Laçit. Duke folur në “SuperSport”, ai tha se vendimi për të anuluar golin e Kukësit kishte qenë i pakuptueshëm dhe se të gjithë duhej të linin të qetë Longon të punonte.
Ai gol nuk mund të anulohet kurrsesi se nuk kishte asnjë lloj elementi për faull. E kam parë shumë herë dhe nuk shoh asnjë gjë për faullin, nuk e kuptoj se çfarë është, prekja me dorë apo çfarë?
Për gabimin individual të mbrojtjes u pësuan golat e parë, jam dakord. Por të thuash që ai gol duhej anuluar, nuk e di, nuk e kuptoj ku ishte faulli. Përkundrazi, lojtarët e Laçit bënin mundje.
Por Kridensi (Meta) gjithmonë është laçian. Po ta shohësh treshen kush arbitron Laçin, e kuptoni që të tre arbitrat me emër e mbiemër kështu e kanë bërë.
Ai është trajner i huaj, e kam lënë të qetë në punën e vet, po e bën mirë. Nuk po kuptoj sulmin ndaj një trajneri të huaj që po bën punën e vet. Deklaratat e tij ndoshta edhe mua nuk më pëlqen por ka edhe strategjinë e vet.
Ai ka të drejtë që thotë që goli është i rregullt. Nuk ia ka kush fajin te penalltia që u gabua. Aty u dëmtua Kukësi kur pësuam golin e parë, se erdhi i dyti, etj. Këto janë gjëra për t’u analizuar. Nuk është hera e parë që kemi humbur në këtë mënyrë, ka ndodhur edhe herë të tjera”, tha Gjici pas sfidës.




