
Mos i dënoni t’rinjt e t’rejat e ktij vendi tu ju thanë se ktu suksesi korret veç me hile, poshtërsi e padrejtsi se kshu ata nuk do t’mundohen kurr me kenë konkurrues e as vetvetja po u rritën me at frymë. N’kyt vend ka shum padrejtësi e korrupsion për t’u luftue po ajo ç’ka m’trishton dhe po e shoh e po e provoj edhe me lëkuren teme sot, veç pak dit pasi shpalla kandidaturën për deputete, asht hedhja e baltes ndaj çdokujt, pa dallim a je kriminel a i ndershëm.
Kyt baltë po e ndjej n’lëkuren teme, ku meritat e suksesit tem dhe të bujtines tonë të vogël familjare po përfliten se nuk kenkan të miat por të nji masterplani t’mir menduem pre vitesh.
Un jam nji bij e nji vendi krenar, e para se t’jem deputete, sipërmarrese apo çkado tjetër, un jam nji njeri i lir n’shpirt si vet vendi prej nga vij, e njeshtu do jem gjithmonë! Puna e sinqertë e djersa e vertetë janë e kânë me kênë matësi jem i vetëm i suksesit.
Pramë, n’Prishtin e nderueme që marr çmimin si sipërmarresja vajzë me sipermarrjen ma green në rajon. Dhe kyt çmim nuk ja dedikoj askujt tjetër përveç nanës teme, familjes teme e mundit tem.
Falemners për vlersimim Regional Cooperation Council – RCC. /Publikuar në Facebook nga Marjana KOÇEKU/