“Ky turp nuk do me ndaloje te dal sot ne 17.00”, gazetarët e njohur reagojnë pas njoftimit të Ambasadës Amerikane: Protestën nuk e ka thirrur PD

Gazetari i njohur Enton Abilekaj ka reaguar lidhur me protestën e sotme para Kryeministrisë. Ai ka publikuar njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë për shtetasit e vet, duke nënvizuar se protesta nuk organizohet nga PD.
Abilekaj, e ka konsideruar turp deklaratën e publikuar nga “Rruga e Elbasanit”, teksa ka paralajmëruar se do ta printojë dhe do ta përdorë bashkë me protestues të tjerë për të “djegur” Tiranën, siç shprehet ai.

“Sot do te jem tek protesta pikerisht sepse nuk e ka thirrur Partia Demokratike. Ata qe japin mesazhe te tilla, false, mashtruese, nuk kane as skrupulozitetin e zyres se shtypit te Kryeministrit, as dinjitetin e ushtarit te fundit te Rilindjes.


Ky turp nuk do me ndaloje te dal sot ne 17.00 qe rrjepja e shumices absolute per llogari te nje klike hajdutesh pa fre, te mos kaloje ne heshtje dhe varferia te mos behet standart. Kete mesazh po e printoj qe ta perdorim bashke me protestuesit e tjere per te “djegur” Tiranen.”

Në të njëjtën linjë por edhe më i drejtpërdrejtë ka qenë edhe gazetari i njohur Andi Bushati. Në një publikim në Facebook, Bushati shkruan: “Si ka ardhur puna: kur opozita bente protesta te verteta ambasada amerikane ishte kunder. Tani qe e di qe opozita ka nje lider fallco ambasada “vjedh” protestat e te tjereve per tu dukur se Basha eshte burre prej verteti”.