Nga Blerti Delija
Hajrie Rondo u nda nga jeta. Ishte 66- vjec. Rolet ne teater nuk ja njoh, por ne kinematografi ka fituar pavdekesine. Kam parasysh ne keto momente dy role: Ate te nenes se Avni Rustemit ne filmin “Nje emer midis njerezve” dhe kryerolin vjehrres ne Marigose ne filmin “Perralle nga e kaluara”. Kaq do te mjaftonte qe jeta e saj te ishte nje fushe me lule ne te gjithe kuptimin e plote te fjales. Por edhe per Hajrine, si per shume kolege te saj, ky shtet nuk u kujtua ndonjehere. As ne vitin 2014, kur Hajria nisi luften me semundjen e rende qe sot e hoqi nga jeta tokesore. Vajza e saj Klea asokohe thoshte hapur qe shteti nuk i eshte gjendur. Madje, disa mikesha te saj ne Fier, kishin bere nje apel publik per mbledhje fondesh ne ndihme te Hajries se semure. Pavaresisht kesaj, Hajria gjeti forca dhe madje, u rikthye edhe ne skene pas semundjes…
Ne korrik gjendja u perkqesua serish, u shtrua ne spital, nisi perseri betejen me vdekjen…te cilen sot e humbi.
Natyrisht, do te me rreshtojne edhe mua ne rradhen e patetikeve, njerezve qe perserisin gjerat me momente te caktuara emocionale. Po! Jam patetik, kam qene dhe do te jem. Sepse une jam rritur me imazhin e Hajries, Kadriut, Sandrit, Ndrekes e po te doni edhe me me te rinjte qe fatmiresisht i kemi gjalle si Zefi, Bruno, Ina, Rita, Besa, Zyli e dhjetra e qindra te tjere. Nuk fundoset buxheti i ketij palo shteti te shkerdhyer para e mbrapa nga ata qe ja kemi dhene me qira 4- vjecare, nese do te rreshtohej ne krah te Hajries ne betejen per jete a vdekje. 20 mije euro, 200 mije euro apo edhe 2 milion euro, jane nje vrime ne uje ne hambarin e shtetit qe grabitet cdo vit e me shume pa i hyre ferre ne kembe askujt (pa thojza). Ky palo- shtet qe cdo dite e me shume po i ben te turperohen ata qe mbajne ne xhep pasaporten e tij, kujdeset edhe per repertet arkeologjike, kuadrot pa jete te para 200- 300 viteve. Ndjek, harxhon per ti ruajtur, fut njerez ne burg nese humbasin. Por nuk kujtohet per ata qe na rriten e edukuan me artin e tyre, madje edhe ata qe sot i kemi vene mbi koken tone per te na udhehequr. Nuk perpiqet as te pyese permes zyrtaro-shkerdhatave te niveleve me te ulta, ne Tirane apo Fier nese kjo zonje, kjo nene, kjo aktore ka nevoje per dicka, ne mos per para, per nje fjale te mire, te ngrohte nga ky pleh- shtet!
E ne fakt jam patetik! Sepse po futem ne nje retotike me veten, edhe duke perdorur fjale te pahijshme. Mbase duhet ti fshij, ti zevendesoj me te tjera sinonime. Por jo, duhen edhe me te renda, per ta shkundur kete shkerdhato- shtet qe ka mbuluar me pluhurin e harreses cdokend, edhe ata qe kane ndertuar breza te tere. Jam patetik sepse ky mut- shtet nuk i ka kenaqur as shpirterisht keta njerez, duke nisur me Hajrien e ndjere e per te vazhduar me qindra te tjere. As copa letrash pa vlere, te pakten per ti bere te ndjehen te vleresuar nga shteti i tyre nuk u japin. Sepse edhe keto copa letrash, qe nuk ma nxjerr goja ti quaj vleresime, urdhra e dekorata, jane kthyer ne “qoka” presidentesh. Ky i fundit, nuk e di a ka ndonje brerje ndergjegje sic edhe paraardhesit e tij ne ate karrike turpi presidenciale perballe kolloseve te artit shqiptar. A e vret ndergjegja (nese ka) ate dhe paraardhesit per copat e letrave te pamerituara qe mund te kene dhene keto 27 vite? Si mund te mbylle syte i qete naten nje president apo ish- i tille kur mendon se me nje mosveprim mund ti kete afruar vdekjen Hajries dhe po ja afron te tjereve anekend vendit? Sepse artisti, o kafshe qe ju ngrejme e ju mbajme ne pushtet me parate tona, vdes fillimisht me shpirt e me pas, trupi ndjek ate! Ironikisht, Hajria vendosi te ike pikerisht sot, ne diten kur ky maskara- shtet do te kete themelin e pushtetit te tij te qelbur, diten kur 140 burra e gra do te vendosen mbi koken tone me kembet e tyre per te qendruar aty pa teklif per 4 vjet…
E di se keto fjale nuk kane asnje efekt! E di se asnje grimce pluhuri nuk do ti hiqet harreses. E di se do me klasifikojne si patetik te merzitshem. E di se edhe te tjere pas Hajries do te kene fatin e keq te saj: te ikin nga kjo bote me pluhurin e harreses se shkerdhato- shtetit te tyre mbi vepren e tyre. Por nuk mund te rri pa folur, pashkruajtur. Shume nga ata qe na lane, por thuajse te gjithe ata qe fatmiresisht jane gjalle, i njoh, i kam takuar, i kam miq e jam rritur me artin e tyre. E kur largohen, ndjej dhimbje… Sepse po na ik pjesa me e mire e te gjithe neve. Po na e vjedhin, te paret ata qe kemi ne krye, me pas edhe neglizhenca jone….