“Ky është vendim i parlamentit dhe i takon shtetit shqiptar të vendosë”, Rama i tregon “kufirin tek thana” ndërkombëtarëve

Nga foltorja e Kuvendit në seandë plenare ku mori fjalën për të argumentuar ndryshimet kushtetuese, kryeministri Edi Rama iu drejtua me një mesazh partnerëve ndërkombëtarë ndërsa theksoi se kjo është një çështje tërësisht shqiptare.

Ndër të tjera Rama komentoi edhe deklaratat e një ditë me parë të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim e cila tha se do të jenë në pritje duke parë nëse palët do të mbajnë fjalën.


“Më lejoni t’u përcjell një mesazh të gjithe miqve e partnerëve dhe uroj ta dëgjojnë siç është këtë mesazh të një parlamenti sovran, i një qeverie sovrane dhe kryeministri sovran. Po e nis me cfarë thotë Venecia për sistemet zgjedhore: Shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi, pasi janë vendime politike.

Ndaj miqtë tanë duhet të dëgjojnë se ky është vendim i parlamentit dhe i takon shtetit shqiptar të vendosë, nuk kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadoren e SHBA-së apo të BE-së. E them këtë sepse u bënë 30 vjet dhe s’mund të bëhen edhe 30 të tjera nëse vazhdojmë mos i themi gjërat sic janë.

Nuk është përgjegjësi e ambasadores së SHBA-së, Berlinit apo Parisit që ne prej 30 viteh kërkojmë zgjidhjen e problemeve tona në anglisht. Dhe për këtë ata meritojnë respekt. Por kur dëgjon ambasadoren e SHBA-së që thotë do i ndjekim a do e mbajnë fjalën nuk më vjen mirë, jo për veten time po për të gjithë ne”, u shpreh Rama.

 ABCOM ║ VODAFONE