“Ky është cmimi për lirinë, unë besoj në të vërtetën dhe në liri”, çfarë deklaroi Presidenti Thaçi para hyrjes në Hagë…

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaci ka hyre në Prokurorinë Speciale të Hagës, në orën 13:00. Vetem pak para se te hynte ne godine, ai ka dhene edhe nje prononcim te shkurter per mediat. Thaçi në një deklarim për media në gjuhën angleze ka thënë se ai beson në vlerat e luftës për liri dhe se Kosova sot është ajo çfarë ai ka ëndërruar.

“Sot, jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Ky është cmimi për lirinë. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri”, ka thënë Thaçi, transmeton Gazeta Express.


“Kosova është një histori suksesi dhe për këtë jam krenar”, ka shtuar presidenti, që gjatë luftës ishte shefi politik i UCK- së. Prokuroria e Hagës ka njoftuar javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thacit.

 ABCOM ║ VODAFONE