Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot me 96 vota pro projektvendimin për zgjedhjen e Altin Binajt si anëtar të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla që bëri me dije lajmin përmes një postimi në “Twitter”. Balla e konsideron këtë vendim si një detyrë shtëpie të rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
“Parlamenti shqiptar ka votuar sot anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota pro, mjaftueshëm për ta zgjedhur atë si anëtar të ri të GJK. Kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë”, shkruan ai.