Kuvendi i rrëzoi dekretin për Kodin Zgjedhor, vjen reagimi i ashpër i Presidentit Meta…

Presidenti i Republikës  Ilir Meta ka reaguar pasi Kuvendi rrëzoi me 96 vota kundër dekretin e kreut të shtetit për Kodin e ri Zgjedhor.


“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve! Me qetësi dhe dashuri!”, shkruan Meta në postimin e tij në facebook.

Pak ditë më parë, kreu i shtetit i ktheu për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe i bëri thirrje Kuvendit dhe qeverisë ta rishikonin edhe një herë.

Sipas Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet.

ShkodraWeb Channel