
Partitë shqiptare kanë shënuar një fitore të rëndësishme në zgjedhjet lokale të komunës së Ulqinit, në Malin e Zi, të mbajtura këtë të diel.
Qendra e monitorimit CEMI doli me rezultatet e para pas numërimit të votave në të gjitha vendvotimet, e duket se shifrat e saj mbështetën edhe nga Komisioni i Zgjedhjeve.
Ato tregojnë se subjektet shqiptare, “FORCA” – me 9 vetë, koalicioni ”Zgjohu Ulqin” me 7 dhe UDSH me 3 kanë shumicën e 19 anëtarëve nga 33 sa ka Kuvendi Komunal i Ulqinit.
Pra, subjektet shqiptare mund të marrin në dorë pushtetin e komunës pa ndihmën e DPS-it me të cilën kanë drejtuar deri tani. Në zgjedhjet e një ditë më parë 8 parti dhe 2 koalicione. Partitë politike shqiptare dolën të ndara në 3 lista zgjedhore.
Votimi u monitorua nga një numër i madh i vëzhguesish ndërkombëtare, lokale dhe përfaqësues të ambasadave në Podgoricë.







